Ronaldo doli i nervozuar, vjen reagimi nga Sarri

Futboll 07 Nëntor 2019 08:07

Cristiano Ronaldo nuk dukej i lumtur kur u largua nga loja në minutën e 81-të, por Juve e shënoi golin e fitores (2-1) ndaj Lokomotiv Moskës në Ligën e Kampionëve.

Maurizio Sarri zëvendësoi Ronaldon me Paulo Dybala kur rezultati ishte 1-1, ndërsa pastaj Douglas Costa shënoi në kohën shtesë.

“Ai u mërzit sepse nuk ishte mirë [fizikisht]”, zbuloi sarri.

“Ai është duke ndjerë një dhimbje të vogël në kyçin e këmbës ditëve të fundit dhe kjo po e lëndonte”, tha ai.

“Tashmë isha nervoz për këtë edhe në pjesë lojë”.

“Pastaj, kur e pashë duke bërë një lëvizje në një sprint që nuk më pëlqeu, e hoqa atë sepse kisha frikë se ai do të dëmtonte veten”, ka thënë Sarri.

-->