Ronaldo e bën ‘filozofin’ – ja çka ka shkruar nga shtëpia gjatë ceremonisë së “The Best”

Cristiano Ronaldo postoi një mesazh filozofik në Instagram pasi vendosi të anashkalojë ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, ku rivali i tij Lionel Messi u zgjedh si ‘Lojtari më i mirë’ nga FIFA.
Ronaldo përfundoi i treti pas yllit argjentinas dhe mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk, por vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë në Milano të hënën.
34-vjeçari ka mbetur jashtë fushave për ndeshjen e Juventusit në Serie A kundër Brescias të martën për shkak të një lëndimi.
Ky është mesazhi i Ronaldos, publikuar mbrëmë në Instagram:
“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori”.
“Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitoni gjithçka, por duhet të bëni gjithçka që është e mundur që të realizoni ëndrrat e juaja”.
“Dhe mos harroni, se pas natës gjithmonë vjen agimi”.