Ronaldo e dëshiron transferimin e rivalit te Juventusi

Futboll 06 Gusht 2019 23:30

Cristiano Ronaldos i ka mjaftuar një sezon për t’u bërë i zëshëm te Juventus, si një burim konsultimi si për shokët e skuadrës ashtu edhe për drejtuesit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kërkon të lë gjurmë të pashlyeshme në Torino, dhe këtë sezon do të kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ronaldo ka qenë më meritorët për transferimin e Matthijs de Ligt te Juventus nga Ajax.

Por, portugezi po kërkon në Torino edhe Mauro Icardin, yllin e Interit.

Derisa Icardi vazhdon të mbetet në konflikt me Interin, ish ylli i Real Madridit e konsideron argjentinasin njeriun e munguar në ofensivën e Juventusit, sidomos në zonën e rreptësisë.

Transferimi i Icardit do t’i kushtonte Juventusit rreth 50 milionë euro.