Ronaldo e Georgina shkojnë edhe aty ku nuk mund të shkojë Merkel (VIDEO)

Futboll 23 Prill 2019 19:43

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina vendosën që Pashkët t’i kalojnë në Dubrovnik.

Portugezi të shtunën me Juventusin e siguroi titullin e kampionit dhe pastaj me aeroplan privat u nis drejt Dubrovnikut.

Në qytetin turistik kroat ai i trajtua si një mbret i vërtetë, tretman të cilin nuk e ka pasur askush nga yjet tjerë, transmeton Insporti.

Ronaldo dhe Georgina me kombibusin e tyre u afruan deri te muri i Qytetit të Vjetër, diçka që nuk i lejohet askujt, madje nuk i është lejuar as Kancelares gjermane Anglea Merkel.

I vetmi personalitet që ka pasur këtë privilegj ka qenë Papa Ivan Pavao II dhe pas tij çifti i famshëm Cristiano – Georgina.

Ajo që i pengoi të gjithë ata që ishin tubuar aty, ishte raporti shumë i ftohtë i çiftit me të pranishmit, sidomos me fëmijët.

Numër i madh i dubrovnikasve shpresuan të kenë së paku një autograf nga futbollisti i njohur, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Ata jo vetëm që nuk ua dhanë mundësinë, por madje Georgina edhe i përqeshi ata që tentuan të afrohen më shumë./Insporti/