Ronaldo e kërkonte vajzën që e ushqente me hamburgerë – ajo tashmë është gjetur

Cristiano Ronaldo ishte në kërkim të një gruaje me emrin Edna që dikur punonte në McDonald’s dhe kur ishte fëmijë vazhdimisht e kishte ushqyer me hamburger.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, këtë javë iu bashkua gazetarit Piers Morgan në një intervistë në kanalin ITV, për të treguar pak nga e kaluara e tij që ishte aspak e lehtë.
Superylli portugez ka zbuluar se kur ishte fëmijë ishte shumë i uritur dhe që e kishte lutur një grua me emrin Edna që t’i ofronte një hamburger nga McDonald’s.
“Në fëmijëri ishim të uritur. Dikur kishim një McDonald’s ngjitur me stadiumin, trokitëm në derë dhe e pyetëm nëse kishin ndonjë hamburger që kishte mbetur”, tha fillimisht Ronaldo.
“Gjithmonë ishte Edna dhe dy vajza të tjera që na jepnin ushqim. Jam duke i kërkuar por asnjëherë nuk i gjeta”, vijoi rrëfimin ai.
Ronaldo zbuloi se restoranti ditët e sotme është i mbyllur dhe nuk po gjen gruan që dikur e ka ndihmuar.
Fituesi i 5-fishtë i “Topit të Artë” e mbyll rrëfimin e tij duke thënë: “Kam pyetur shumë njerëz në Portugali por restoranti në ditët e sotme është i mbyllur. Kjo intervistë mund të më ndihmojë për gjetjen e atyre njerëzve që më kanë ndihmuar, do të isha shumë i lumtur t’i takoja”.
Nuk ka vonuar shumë, dhe ato duket se janë gjetur.
Ka qenë vetë gazetari dhe intervistuesi i Ronaldos, Piers Morgan, që e zbuloi këtë në rrjetet sociale.
“E FUNDIT: Ndoshta e kemi gjetur Ednan”, ka shkruar Morgan në llogarinë e tij në ‘Twitter’.
UPDATE: We may have found Edna… https://t.co/7VC5Tj9lv6
— Piers Morgan (@piersmorgan) September 18, 2019