“Ronaldo e meritoi Topin e Artë para Messit, do ta kishte fituar nëse do të ishte në Madrid”

Jorge Mendes vazhdon të flasë në media për ‘Topin e Artë’, çmim që e fitoi Lionel Messi në fillim të dhjetorit.
Lionel Messi u shpall për herë të gjashtë më i miri në botë, duke fituar Topin e Artë për ta mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun.
Me këtë assesi të pajtohen ata që e duan Ronaldon dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.
“Ishte e padrejtë. Cristiano Ronaldo do ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ nëse do të ishte në Real Madrid”, u shpreh Mendes.
“Është e padrejtë që Messi e fitoi. Ronaldo madje e ka fituar edhe UEFA Nations League, por jeta është kështu”.
“Vitin e ardhshëm, ai do të arrijë rekordin e 110 golave me Portugalinë dhe do ta fitojë Topin e Artë. Ai është kampion, e di çfarë të bëjë për ta fituar atë në vitin 2020”, ka thënë Mendes.