Ronaldo e ndëshkon Interin me super gol nga gjuajtja e lirë (Video)

Futboll 24 Korrik 2019 15:10

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol të bukur për Juventusin kundër Interit.

Në ndeshjen e cila po zhvillohet në kuadër të ‘International Champions Cup’, portugezi realizoi për ta barazuar rezultatin në 1:1 nga gjuajtja e lirë.

Ronaldo shënoi kur po luhej minuta e 68-të e takimit, transmeton Insporti.