Ronaldo e pranon: Në vitin 2003, isha afër kalimit te ky klub i madh
Futboll
18 Shtator 2019
10:57

Në vitin 2003 Ronaldo ka njoftuar se ka qenë pranë transferimit te skuadra e Arsenalit.
Ylli portugez në një intervistë së fundmi ka konfirmuar se ishte pranë transferimit në Arsenal më 2003.
Gjatë një interviste me Piers Morgan në ITV, ylli i Juventusit ka pranuar se kishte qenë afër kalimit te klubi i njohur londinez.
“Është e vërtetë, isha pranë transferimit në Arsenal më 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme”, deklaroi Ronaldo.
“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi, por jam mirënjohës për atë që kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, theksoi Ronaldo derisa në duar mbante një fanellë të klubit nga ‘Emirates’.