Ronaldo ende një “madrilen” – kështu e festoi golin e Realit në El Clasico

Futboll 01 Mars 2020 23:56

Edhe Ronaldo i është gëzuar golit të Vinicius Junior. ‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano.

I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo. Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime.

Festën e Ronaldos mund ta shikoni në videon më poshtë.

-->