Ronaldo: “Është Evropiani i pestë për mua, por në mendjen time është sikur i pari”

Futboll 14 Qershor 2021 20:49

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo u paraqit në media për të biseduar rreth të gjitha gjërave para fillimit të kampanjës së Portugalisë në Euro 2020.

Ai u pyet edhe rreth të ardhmes së tij me klubin. Ka pasur shumë raporte që e lidhnin Ronaldon me një largim nga Juventusi këtë verë, por ai e bëri të të qartë se këto gjëra nuk kanë rëndësi momentalisht.

“Unë kam luajtur në nivelin më të lartë për 18 vite, kjo nuk më shqetëson mua. Çfarëdo që të ndodhë do të jetë për më të mirën. Se a do të qëndrojë apo do të largohem, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin. Unë jam i fokusuar tek ekipi kombëtar, sepse nuk e luani një garë të tillë çdo ditë. Është Kampionati Evropian i pesti për mua, por në mendjen time është sikur i pari” – tha Ronaldo.

Portugalia gjendet në grupin F të Kampionatit Evropian bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë

-->