“Ronaldo është i pazëvendësueshëm”

Futboll 22 Maj 2020 19:21

Nuk do të ketë një tjetër si Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva mendon se nuk do të ketë për shumë vite një tjetër Cristiano Ronaldo te Portugalia.

CR7 është afër të arrijë shifrën e 100 golave me Kombëtare, teksa ndër vite ka regjistruar shifra të frikshme.

Shoku i tij që luan te Manchester City, thotë se ai është i pazëvendësueshëm.

“Është e pamundur të zësh vendin e Ronaldo. Askush nuk mund ta arrijë këtë”, tha Silva për AS.

“Unë gjithmonë do të tentoj të përmirësohem dhe të jap më të mirën për Portugalinë dhe klubin tim – për të ndihmuar vendin tim dhe ekipin që të fitojë gjithçka që është e mundur”.  

-->