Ronaldo fiton çmimin “Këpuca e Artë” e publikut

Futboll 01 Dhjetor 2020 19:30

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e edicionit të 18-të të “Këpuca e Artë”, duke mposhtur Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah.

Trofeu votohet nga një publik i gjerë nga një listë e përbërë prej 10 lojtarëve më të mirë në çdo vit

Ylli i Juventusit, Ronaldo ka marrë më shumë vota se Messi, Lewandowski, shoku i tij i skuadrës, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Salah dhe mesfushori i Interit Arturo Vidal.

Ishte një çmim i dyfishtë për Juventusin, pasi që presidenti Andrea Agnelli po ashtu fitoi çmimin “Prestigji i Këpucës së Artë”, një çmim që zgjidhet nga një komision i përbërë nga media ndërkombëtare.

Fituesit e “Këpucës së artë” do ta këtë edhe shputën e tyre në Promenadën e Kampionëve në Monako

-->