Ronaldo fiton trofeun e parë individual me Juventusin

Futboll 06 Dhjetor 2018 21:37

Ka shumë arsye pse tifozët e kampionatit italian e kanë zgjedhur Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të muajit nëntor në Serie A.

Ronaldo ka shënuar 10 gola deri më tani, duke e mbajtur atë në krye të golashënuesve në Serie A. Në krahasim me sezonin e tij të fundit në Real Madrid, atij iu deshën 23 ndeshje në kampionat që të shënonte të njëjtin numër golash.

Për të kuptuar rëndësinë e këtyre shifrave, përpara Ronaldos, debutuesi i fundit i Juventusit i cili shënoi të paktën 10 gola në Serie A pas 14 ndeshjeve të para, ishte John Charls, në sezonin  1957-1958.

Përveç 10 golave, “CR7” gjithashtu ka pesë asistime, si dhe 99 gjuajtje drejt portës (i dyti në këtë renditje është Lorenzo Insinges me 61).

Të premten në mbrëmje, pak para ndeshjes Juventus-Inter, Ronaldo do të marrë këtë çmim, që edhe pse nuk është “Topi i Artë”, do të mbahet mend gjatë në memorien e tij, pasi është trofeu i parë individual me Juventusin.