Ronaldo flet pas shortit, ja çfarë thotë

Futboll 29 Gusht 2019 21:26

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë komentet e tij pas shortit të hedhur në Monaco, për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra në të cilën luan Cristiano Ronaldo, Juventus, është shortuar në një grup me Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv Moscow.

Përkundër faktit se ka dy skuadra mjaft cilësore përballë, Ronaldo është shprehur optimist për rrugëtimin e skuadrës së tij, duke besuar se në fund do të dalin triumfues.

“Mendoj se ishte një short i mirë, i vështirë si gjithmonë, por kam besim tek skuadra ime” ka thënë Cristiano.

“Unë do të shoh përpara që të luaj sa më mirë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Do të jetë e vështirë, por kam besim” ka thënë ndër të tjerash portugezi.

Skuadra e Juventus edicionin e kaluar u ndal nga Ajax Amsterdam, por këtë edicion synon maksimumin.