Ronaldo flet për progresin e tij, tregon ndryshimet që ka pësuar në lojë

Futboll 09 Gusht 2019 12:11

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me stilin e lojës së tij.

Ronaldo e kishte nisur karrierën tek Sporting Lisbona, para se të kalonte tek Manchester United, ku filloi të rritej si lojtar.

Ronaldo i Man United do të mbetet ai më atraktivi në karrierën e tij, edhe pse me Real Madrid pati suksese më të mëdha.

CR7 i urdhrave të Ferguson ishte një lojtar që driblonte kundërshtarët, jepte asistimet dhe dhuronte spektakël, për  tu kthyer më vonë në një lojtar konkretizues dhe më të thjeshtë.

Lidhur me këto ndryshime ka folur edhe vet lojtari, i cili ka treguar për progresin e tij ndër vite.

“Isha më shumë një lojtar driblues, nuk isha aq direkt sa jam tani në vitet e fundit” ka thënë fillimisht Cristiano për ‘Goal’.

“Isha dribler i talentuar dhe unë pëlqeja të asistoja. Dukshëm, me kohën kam fituar eksperiencë dhe tani kam ndryshuar, besoj për mirë” ka shtuar portugezi.

Cristiano Ronaldo i viteve të fundit është kthyer në një makineri golash, i cili vendos ndeshjet e mëdha me prezencën e tij në 16 metërshin kundërshtar.