Ronaldo flet për të ardhmen e mundshme të tij si trajner – ja çfarë thotë

Futboll 26 Dhjetor 2019 23:40

Cristiano Ronaldo, edhe pse thotë se do të luajë për shumë vite, duhet të nisë të mendojë që tani për jetën pas futbollit.

Sido që të jetë, derisa shumica zgjedhin të bëhen trajner, Cristiano ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë kur t’i varë atletet.

“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se dua”, tha ai për DAZN Italy. “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Portugezi ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje për Juventusin këtë sezon.

-->