Ronaldo flet për të ardhmen

Futboll 14 Qershor 2021 18:04

Ronaldo me Portugalinë ndeshet nesër ndaj Hungarisë, teksa në një intervistë para ndeshjes, sulmuesi portugez ka folur për të ardhmen, përcjell Insporti.

I pyetur për të ardhmen, Ronaldo tha se çfarë do vijë është më e mira, por mbetet i fokusuar te “Zonja e Vjetër”.

“Jam duke luajtur në vitet më të mira, kjo nuk do këtë ndryshim te unë në Kampionatin Evropian, jam 36-vjeçar tash”.

“Çfarë do vijë do jetë gjëja më e mirë për mua. Tani jam i fokusuar në turne”.

“Mungesa e Cancelos nuk do jetë faktor i madh, duhet të fokusohemi te dikush tjetër. Është turp që është pozitiv, nuk biseduam për COVID-19, jemi lodhur, tani jemi duke jetuar me të. Jemi të fokusuar në sfidë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.

“Mund të luajë ku do që i nevojitem skuadrës, kjo është gjëja më e rëndësishme, jo pozicioni që ndoshta preferojë. Gjëja më e rëndësishme është të japësh kontribut që skuadra të fitojë”, deklaroi ai.

-->