Ronaldo i gjen Juventusit trajnerin e ri  

Futboll 18 Maj 2019 18:20

Gjatë ditës së djeshme Massimiliano Allegri ka bërë të ditur që në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra e Juventusit.

Me tu kumtuar ky lajm, kanë filluar të flitet se kush mund ta zëvendësoj në krye të Juventusit.

Crsitiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të Juventusit t’i afrohen Carlo Ancelottit.

Ronaldos i ka pëlqyer puna me Ancelottin sa ishin të dy tek Real Madridi.

Në rast se drejtuesit e Juventusit arrijnë të bindin teknikun, Ancelotti do ulej në stolin e kësaj skuadre për herë të dytë, pasi ai ka udhëhequr bardhezinjtë nga shkurti 1999 deri në verën e vitit 2001.

Kujtojmë që, Ancelotti erdhi tek Napoli këtë sezon, ku ka kontratë deri në qershor të 2021-tës./Insporti