Ronaldo i ka rënë pishman që e braktisi Real Madridin

Futboll 10 Dhjetor 2019 08:54

Cristiano Ronaldo duket se është penduar për kalimin te Juventusi pas problemeve në “Santiago Bernabeu”. Portugezi nuk po gjen veten në Itali dhe ka probleme me trajneri Maurizio Sarri.

Skemat e këtij të fundit nuk e favorizojnë, pasi e përdor thuajse gjithmonë në krah.

Ylli i kampionëve të Italisë ka dalë zbuluar sipas një informacioni të publikuar nga ABC. Ai u ka thënë ish shokëve të ekipit të Real Madridi se është penduar që u largua nga kryeqyteti spanjoll.

Ronaldo ishte ylli më i madh i ekipit te “Los Blancos” dhe arriti të fitojë Topin e Artë falë mbështetjes së madhe të ekipit, ndërsa te Juve situata është ndryshe.

“Jam penduar. Te Reali mund të kisha fituar Topin e Artë në vitin 2018 dhe 2019”, një fjali që nuk do të pëlqehet shumë në Torino.

ABC pretendon se fjalë të tilla kanë dalë nga Ronaldo drejtuar shokëve të tij që la në Madrid. Këta të fundit thyen besimin e tij dhe i bënë publike dëshirat e portugezit.

-->