Ronaldo i ka të gjitha, por jo tatuazhe dhe pas kësaj qëndron dëshira e madhe për të dhuruar gjak

Futboll 14 Qershor 2019 15:23

Derisa shumë futbollistë dhe yje tjera të njohura i shfrytëzojnë paratë e tyre të majme për ta vizatuar trupin me tatuazhe të ndryshme artistike, Cristiano Ronaldo është i përmbajtur.

Futbollisti portugez, i cili nuk heziton ta ekspozojë fizikun e tij, vë në pah se e ka mbajtur trupin në gjendje të mirë, gjë që i ka ndihmuar edhe për paraqitjet në fushën e lojës.

Arsyeja pse CR7 nuk bën tatuazhe është sepse ai dhuron rregullisht gjak.

“Të gjithë ne mund ta bëjmë dallimin duke dhuruar gjak. Çdo dhurim mund t’u shërbejë tre njerëzve në situata emergjente dhe për nevoja afatgjate të trajtimeve mjekësore”.

“Prandaj jam entuziast për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe për t’i inkurajuar njerëzit në gjithë botën që të bëhen dhurues të përhershëm të gjakut dhe të ndihmojnë që të shpëtojnë jetë’’./Insporti.com