Ronaldo i ‘përgjigjet’ Messit, ky është trofeu që ka fituar mbrëmë

Futboll 03 Dhjetor 2019 08:12

Lionel Messi feston në Paris, Cristiano Ronaldo në Milano.

Ylli portugez i është përgjigjur me trofe triumfit të Messit, i cili arriti të ngre për herë të gjashtë në karrierë trofeun më të lakmuar për futbollistë “Topin e Artë”.

Messi bindi gazetarët, trajnerët dhe kapitenët nga e gjithë bota, duke rrëmbyer kështu titullin e dhënë nga “France Football”.

Në ceremoninë e mbajtur në Milano të hënën në mbrëmje, Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit, pasi ndihmoi Juventusin me 21 gola për të fituar titullin e 8-të kampion radhazi të Seria A.

Ekipi më i mirë i sezonit aktual u shpall Atalanta, me Bergamaskët që arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Fituesit “Gran Gala del Calcio 2019”.

Lojtari më i mirë: Cristiano Ronaldo (Juventus)

Trajneri më i mirë: Gian Piero Gasperini (Atalanta)

Arbitri më i mirë: Gianluca Rocchi

Goli më i bukur: Fabio Quagliarella (Sampdoria vs Napoli)

Ekipi më i mirë: Atalanta

Formacioni më i mirë: Samir Handanovic (Inter); Aleksandar Kolarov (Roma), Giorgio Chiellini (Juventus), Kalidou Koulibaly (Napoli), Joao Cancelo (Juventus); Miralem Pjanic (Juventus), Josip Ilicic (Atalanta), Nicolo Barella (Cagliari); Fabio Quagliarella (Sampdoria), Cristiano Ronaldo (Juventus), Duvan Zapata (Atalanta).

 

-->