Ronaldo ia ‘gjen’ skuadrën e re Dybalas

Futboll 02 Gusht 2019 12:30

Paulo Dybala u kthye dje nga pushimet, dhe ju bashkua pjesës tjetër të skuadrës në qendrën stërvitore në Continassa.

Daily Mail raporton se pas kthimit të Torino, Dybala ka kërkuar këshillën e Ronaldos, mbi lëvizjen e mundshme në “Old Trafford”.

Portugezi i ka lënë të kuptojë argjentinasit se e aprovon lëvizjen e tij drejt Unitedid. Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka thënë 25-vjeçarit se ai është bërë një kampion gjatë qëndrimit gjashtë vjeçar tek Manchester United.

Transferimi i Dybalas tek “Djajtë e kuq”, do të bënte që Romelu Lukaku t’i bashkohej skuadrës së Juventus, pasi do të ketë një shkëmbim midis tyre.

Kujtojmë se dëshirë për ta pasur Lukakun ka pasur dhe Interi, por pas futjes në garë të juventinëve gjithçka ka ndryshuar.