Ronaldo ia ‘shkatërroi’ karrierën yllit spanjoll me këtë lëvizje

Futboll 13 Mars 2019 09:31

Cristiano Ronaldo përkundër moshës së tij vazhdon të jetë ‘mbreti’ i Ligës së Kampionëve.

Ish ylli i Real Madridit zhvilloi një super ndeshje ndaj ish rivalit të përbetuar, duke shënuar hat-trick për të kualifikuar Juventusin në çerekfinale.

34 vjeçari ishte fantastik gjatë tërë lojës, kur po zhvillohej minuta e 53-të e ndeshjes, ai me një lëvizje të bukur shmangu mesfushorin spanjoll, Koke.

Ronaldo u tregua se është një lider i vërtetë për bashkëlojtarët e tij dhe pas kësaj fiore “Zonja e Vjetër” është favoriti kryesor për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Këtë rast mund ta shikoni duke klikuar këtu ose në videon më poshtë: