Ronaldo kalon Puskas: Vetëm edhe tre të tjerë para tij, për të thyer rekordin legjendar

Futboll 22 Nëntor 2020 10:07

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mbrëmë në fitoren e Juventusit ndaj Cagliari, transmeton Insporti.

Me këto dy gola, futbollisti portugez arriti shifrën e 748 golave ​​në 1026 ndeshje të luajtura dhe kështu kaloi Ferenc Puskas (746) për sa i përket numrit të golave.

Cristiano ka përpara tij edhe tre futbollistë por me siguri do t’i kalojë deri në fund të karrierës së tij, gjë që sigurisht është një nga qëllimet e tij kryesore.

Romario është në vendin e tretë me 750 gola, Pele është i dyti me 767 gola, ndërsa shënuesi më i mirë në histori Bickan është në krye me 805 gola.

Cristiano është shumë afër majës dhe ka shumë të ngjarë që ai së shpejti të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. /Insporti/

-->