Ronaldo: Ky trajner më ka bërë të ndihem i veçantë

Futboll 13 Gusht 2019 12:24

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka treguar lidhjet e mira që ka me ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, gjatë kohës kur ishte në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo u largua nga Reali para sezonit 2018/19, duke iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”, për 100 milionë euro.

“Gjërat më të mira që i ndodhin një lojtari nuk vijnë vetëm nga vetja e tij, mirëpo nga njerëzit që ka përreth. Me ndihmoi shumë. Kam shumë respekt për të, mirëpo duke punuar me të më bëri ta admiroj ende me shumë. Ishte gjithmonë i sinqertë me mua, andaj kam shumë respekt për të. Më tha të qetësohem dhe të luaj lojën, se mund ta bëjë diferencën”, deklaroi ai.

Portugezi shënoi 21 gola në Seria A, në sezonin e parë te kampionët e Italisë.