Ronaldo luan sonte me Man Utd, por nëna e tij zgjedh ta shikojë ndeshjen Sporting Lisbon – Man City

Nëna e yllit portugez, Cristiano Ronaldos ka zgjedhur që sonte ta shikojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Sporting Lisbonës, shkruan Insporti.
Siç duket nëna e portugezit është shumë e lidhur me klubin ku e filloi karrierën djali i saj, kjo për arsye se sonte është duke zhvilluar takimin edhe Manchester Unitedi me Cristiano Ronaldon, që nuk është duke e pasur një periudhë të mirë në futboll.
Sporting Lisbonës nënshkroi me Ronaldon si 10-vjeçar dhe pas një gjyqi tre-ditor ai përfundimisht u bë lojtari i parë që u paraqit për klubin me ekipin nën moshën 16.
Ndryshe, Sporting Lisbona është nikoqir i Manchester Cityt në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Teksa, në Old Trafford, Manchester Unitedi dhe Brighton & Hove Albioni zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligën Premier.
/Insporti.com