Ronaldo: Mbappe është i ngjashëm me mua

Futboll 08 Shtator 2021 16:22

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka pranuar se sheh ngjashmëri mes tij dhe yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Braziliani që luajti te klubet si Real Madrid, Inter dhe Barcelona, thotë se Mbappe ka teknikë të pabesueshme se bashku me shpejtësi.

“Po, ka ngjashmëri me mua. Ka kualitete të pabesueshme, me teknikë që e ekzekuton me shpejtësi të madhe”.

“Kalon mbrojtësit, i kalon portierët dhe pavarësisht që është shumë i rinj, ai ka kaluar shumë kohë. Më pëlqen Mbappe”, deklaroi ai.

Mbappe gjatë tërë verës ishte pranë kalimit te gjiganti spanjoll, Real Madrid, mirëpo PSG refuzoi të gjitha ofertat, edhe atë në vlerë 200 milionë euro

-->