Ronaldo me deklaratë të papritur për Real Madridin

Futboll 12 Dhjetor 2019 13:49

Superylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se atij do t’i pëlqente të luante kundër ish-klubit të tij, Real Madridit, në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Juventusi dhe Real Madridi arritën të kualifikohen për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve edhe këtë edicion.

Dy klubet do të mund të përballen qysh në 1/8 e finales, mirëpo Ronaldos do t’i pëlqente përballja me ish-klubin e tij në finale.

“Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm. Por, nëse po më pyesni mua, unë do të preferoja të takohesha me ta në një fazë të mëvonshme. Nëse do të ofroni t’i takojmë ata në finale, do të nënshkruaja menjëherë”, ka thënë Ronaldo.

Ylli portugez i ka shënuar nëntë gola për Juventusin në të gjitha garat këtë sezon dhe ai u ndihmua nga Paulo Dybala, i cili i asistoi mbrëmë te goli.

“Edhe kur luaj me Dybalan e edhe kur luaj me Higuainin, e kuptojmë mirë njëri-tjetrin në fushë. Më pëlqen të luaj me të dy. Argëtohemi shumë në fushë, por trajneri i merr vendimet dhe ne duhet t’i respektojmë ato”, shtoi ai.

-->