Ronaldo me mesazh nga karantina: Qëndroni në shtëpi, për të shpëtuar jetë

Futboll 30 Mars 2020 22:02

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme, në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka dhënë një tjetër mesazh në këto ditë krize që ka kapluar gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

CR7 ka postuar një fotografi me fëmijët e tij, derisa ka shkruar: “Në këto momente të vështira për të gjithë Botën, le të jemi mirënjohës pavarësisht çdo gjëje, për shëndetin tonë, për familjen, dhe për të afërmit tanë. Qëndroni në shtëpi dhe le të ndihmojmë të gjithë sadopak mjekët e infermierët në luftën e tyre për të na shpëtuar jetën”.

Ronaldo është vet-izoluar në vilën e tij në Madeira, në vendlindje, në pritje të një sinjali nga Serie A për rinisjen e Ligës.

Megjithatë, tani për tani duket e vështirë për të ndodhë, për faktin se Italia është vendi më i prekur në Evropë me mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 11 mijë të vdekur.

-->