Ronaldo – Messi, përfundon debati për më të mirin e vitit

Futboll 01 Janar 2019 10:09

Viti 2018 përfundoi por jo edhe debati për më të mirin në histori të futbollit.

Dilema që do t’i ndjekë tifozët e futbollit do të jetë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Por, në një përmbledhje të të gjitha statistikave për vitin 2018, kemi një fitues të pastër, dhe mund të themi se numrat asnjëherë nuk gënjejnë.

Këto statistika janë grumbulluar për garat në kuadër të klubeve dhe të kombëtareve.

Më poshtë mund t’i shihni këto statistika, dhe fituesin mes Messi – Ronaldo.

SKUADRA DHE KOMBËTARE:

Ronaldo : 49 gola, 13 asistime, 53 paraqitje

Messi: 54 paraqitje, 26 asistime, 51 gola.

KLUBE:

Ronaldo: 43 gola, 12 asistime, 46 paraqitje

Messi: 47 gola, 23 asistime, 49 paraqitje.

KOMBËTARE:

Ronaldo: 6 gola, 1 asistim, 7 paraqitje

Messi: 4 gola, 3 asistime dhe 5 paraqitje.

Pra, fituesi i padiskutueshëm për vitin 2018 është argjentinasi i Barcelonës, Leo Messi.