Ronaldo më i miri në botë, Messi është jashtëtokësor

Futboll 27 Shkurt 2018 22:25

Të gjithë ata që përcjellin futboll kanë marr pjesë në një debat se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por trajneri aktual i Iranit, dhe ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante.

Sipas tij Ronaldo është më i miri nga njerëzit, ndërsa Messi nuk është i tillë.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”.

“Gjithmonë e kam thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është jashtë kësaj bote”.

“Nëse do të ishte njeri, ai nuk do ta kishte atë moment magjik kundër Iranit në Kupën e Botës 2014”, tha Queiroz

-->