Ronaldo mund ta zëvendësojë Mbappen te PSG-ja

Futboll 11 Janar 2022 21:44

Paris Saint Germain po planifikon një lëvizje për të sjellë superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, në Francë për ta zëvendësuar Kylian Mbappen në largim.

PSG-ja thuhej se ishte e interesuar për një lëvizje për kapitenin e Portugalisë në verën e kaluar, kur Mbappe dukej se do t’i bashkohej Real Madridit, shkruan Marca.

Kjo lëvizje mund të ndodhë përfundimisht me skadimin e kontratës së Mbappes në kryeqytetin francez dhe Ronaldo, që ka rënë në mosmarrëveshje me trajnerin e përkohshëm të United, Ralf Rangnick.

Nëse Ronaldo dëshiron të largohet nga Old Trafford, më pak se 12 muaj pas kthimit në ish-klubin e tij, PSG-ja do të ishte destinacioni i tij më i mundshëm, pasi nuk ka luajtur kurrë më parë në ligën franceze.

Ai gjithashtu do të bashkohej me Lionel Messin për herë të parë në një ekip.

-->