Ronaldo mungoi në stërvitje me Juventusin, vizitoi fabrikën e Ferrarit

Futboll 10 Maj 2021 22:50

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mungoi sot në stërvitje, kjo pasi e vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello bashkë me Andrea Agnellin, përcjell Insporti.

Reprezentuesi portugez gjithashtu u takua me dy pilotët e formulave të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Ronaldo ua dha dy fanella të nënshkruara nga ai dhe bëri një fotografi së bashku.

-->