Ronaldo në histori të Juventusit, vendos rekord të ri

Futboll 07 Gusht 2020 23:15

Cristiano Ronaldo është futur në analet e historisë së Juventusit me dopietën e sotshme ndaj Lyonit. Ronaldo me këto dy gola ka arritur në shifrën e 37 golave në këtë edicion.

Ylli portugez është futbollisti i vetëm në histori të Juventusit  që shënon 37 gola në një edicion.

Ai theu edhe rekordin e Felice Placido Borel, i cili realizoi 36 gola në edicionin 1933/34.

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e të tetës së finales, përkundër fitores ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese (2-1) në Torino.

Bianconerët e kishin humbur me rezultat 1-0 takimin e parë në Francë, ndërsa me gjithë fitoren në sfidën kthyese, Lyoni kualifikohet në çerekfinale falë golit në terren mysafir.

-->