Ronaldo në Juventus, Messi në Inter

Futboll 01 Janar 2019 22:59

Nëse do të ishte ende në krye të skuadrës italiane, Inter – Massimo Moratti do t’i kishte gëzuar tifozët tej mase, edhe pse mesiguri që do të ishte vetëm për disa ditë, javë apo muaj.

Moratti u provokua nga Sky Sports se çfarë do të kishte bërë pas blerjes së Crisitano Ronaldos nga rivali i përbetuar, Juventusi, nëse do të ishte ende në krye të Interit.

Përgjigjja e Morattit ishte e thjeshtë – do të kishte tentuar transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, rivali i CR7 edhe pse e di se shanset për t’u realizuar do të ishin minimale.

“Si do të kisha reaguar ndaj nënshkrimit të Cristiano Ronaldos për Juventusin? Interi im do të kishte bërë përpjekje për Messin”, tha Massimo Moratti, ish-pronar i klubit, në Sky Sports. /Insporti.com/