Ronaldo në “llupën e kritikëve”, fajtor në eliminimin e Juventusit

Futboll 10 Mars 2021 10:03

Juventusi u eliminua nga Porto në Ligën e Kampionëve.

Për këtë eliminim po kritikohet edhe superylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili dështoi edhe një herë të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Juventusin.

Ronaldo ka marrë kritika për vendosjen e tij tek muri i gjallë, atëherë kur Sergio Oliviera shënoi gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 115-të.

Njëri nga kritikuesit është edhe trajneri legjendar, Fabio Capello, i cili deklaroi se Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të vendosur në mur, u frikësuan nga topi.

“Ky ishte një gabim i pafalshëm. Në ditën time, lojtarët që ishin në mur, nuk mund të ishin dikush që kishte frikë nga topi. Ata sonte ishin të frikësuar nga topi. Kërcyen dhe ia kthyen shpinën. Është e pafalshme” – u shpreh Capello për “Sky Sport Italia”.

Kampioni në fuqi italian mposhti Porton me rezultatin 3-2, por ishin portugezët që kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-4, falë dy golave si mysafirë. /Insporti.com/

-->