Ronaldo: “Nuk do të jetë e lehtë, por Portugalia do të luftojë për të arritur në Botëror”

Futboll 22 Mars 2022 22:08

Cristiano Ronaldo e pranon se rruga për në finalen e Kupës së Botës 2022 “nuk do të jetë e lehtë”, por ai siguron se skuadra portugeze e futbollit do të luftojë “për ta vendosur Portugalinë në vendin e duhur”.

“Ne e dimë që rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respektin maksimal për kundërshtarët që do të përballemi dhe që ndajnë objektivin tonë”,- pohon sulmuesi, në një postim në Instagram, ku pretendon se është plotësisht i fokusuar te kampionati.

Të enjten e 24 marsit, në orën 20:45, luzitanët e Portugalisë do të luajnë ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për botërorin e “Katar 2022”. Ata do të presin në ‘Estadio do Dragao’ të Portos, kombëtaren e Turqisë, ku fituesja e këtij çifti më 29 mars, do të ndeshjet me fituesen e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.

-->