Ronaldo me pagë 30 milion euro!

Futboll 04 Shkurt 2018 12:46

Sipas një prej gazetave më të besueshme në Spanjë, thuhet se Real Madrid i ka ofruar një marrëveshje yllit të tyre Cristiano Ronaldo, me një pagë vjetore prej 30 milion euro, në mënyrë që ky i fundit ta përfundojë karrierën te “Los Blancos”.

Kjo marrëveshje do ta vë Ronaldo-n në një “piedestal” bashkë me brazilianin Neymar, sa i përket pagave.

E gjitha filloi para një kohe kur CR7 u përfol për një rikthim tek Manchester United dhe kjo duket se ka brengosur Florentino Perez, i cili dëshiron ta mbaj të kënaqur portugezin.
Mendohet se spekulimet për largimin e Ronaldo-s drejt Anglisë, kanë qenë taktikë e tij për të arritur deri te rritja e pagës, e cila nga 21 milion euro sa ishte më herët, tani do të rritet për edhe 9 milion euro tjera. /Insporti.com

-->