Ronaldo po shijon pushimet, “harron” eliminimin e Portugalisë

Futboll 07 Korrik 2021 12:50

Pas eliminimit me Portugalinë në EURO 2020, Cristiano Ronaldo ka marrë pushimet dhe mesa duket po i shijon në maksimum duke harruar atë disfatë me kombëtaren luzitane.

Sulmuesi i Juventusit po kalon pushimet me partneren e tij Georgina Rodrigeuz ku kjo e fundit ka publikuar një foto në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ku ndodhen në një jaht dhe bukuroshja ka shkruar “shumë dashuri”.

Një dedikim kjo për Ronaldon i cili dëshiron që të heqë nga vëmendja e tij atë humbje me Portugalinë dhe pas pushimeve të ketë mendjen vetëm tek sezoni i ri me klubin e Juventusit.

-->