Ronaldo reagon pas rekordit të fundit që arriti në kampionatin Evropian “Euro 2020”

Futboll 12 Korrik 2021 18:14

Cristiano Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit që ai arriti në kampionatin Evropian “Euro 2020”.

CR7 ishte golashënuesi më i mirë  në “Euro 2020” edhe pse kombëtarja e tij ishte eliminuar në fazën e 1/8 të finales.

Portugezi në kampionatin Evropian, ka shënuar pesë gola dhe ka krijuar një asistim, andaj është shpallur golashënuesi më i mirë i “Euro 2020”.

Pesë herë fituesi i topit të Artë, ka bërë një postim në Instagram ku ka falënderuar të gjithë që i ndihmuan të arrijë  këtë rekord.

Ndryshe Kampionatin Evropian “Euro 2020”, e ka fituar Italia kundër Anglisë, gjatë ekzekutimin e penalltive me rezultat 3-2.

-->