Ronaldo reagon pas triumfit të real madridit – flet për penalltinë

Futboll 11 Prill 2018 22:19

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk i ka kuptuar protestat e futbollistëve të Juventusit, pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari anglez Michael Oliver në fund të takimit.

Portugezi ka thënë se penalltia e dhënë nga gjyqtari anglez ishte reale.

“Ishte penallti. Nuk kuptoj pse ata po protestonin, dhe nëse nuk ishte penallti do të ishte gol”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes, raporton Marca.

Megjithatë, portugezi ka thënë se Juventusi “bëri një ndeshje të mirë”. /Insporti.com

 

-->