Ronaldo rekord tjetër në Champions

Futboll 07 Mars 2018 10:13

Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldo-s në Ligën e Kampionëve vazhdoi edhe të martën mbrëma, gjersa portugezi e barazoi edhe një rekord tjetër duke shënuar ndaj Paris Saint-Germainit, të cilët u eliminuan nga gara e Champions League.

Portugezi shënoi golin e parë në minutën e 51-të, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër PSG-së në “Parkun e Princave” dhe kjo ishte ndeshja e nëntë me radhë ku shënon CR7, duke e barazuar rekordin e vendosur nga ish-ylli i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, mes 2002 dhe 2003. /Insporti.com

 

-->