Ronaldo rikthehet në Kombëtare pas një viti

Futboll 15 Mars 2019 16:07

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është rikthyer në përbërje të Kombëtares së Portugalisë, pas gati një viti pushim.

Pesë herë “Topi i Artë” për herë të fundit luajti në Kampionatin Botëror vitin e kaluar por, si Lionel Messi, rikthehet në ndeshjet e ardhshme.

Mbrojtësi i djathtë i Juves, Joao Cancelo, mbrojtësi i majtë i Napolit, Mario Rui dhe mesfushori i Interit, Joao Mario gjithashtu janë përzgjedhur.

Më poshtë, lista e plotë e të ftuarve:

Beto, Jose Sa, Rui Patricio; Joao Cancelo, Nelson Semedo, Jose Fonte, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro; Danilo Pereira, Ruben Neves, William Carvalho, Bruno Fernandes, Joao Mario, Joao Moutinho, Pizzi; Bernardo Silva, Goncalo Guedes, Rafa, Andre Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix. /Insporti.com/