Ronaldo sërish baba? Mediat spekulojnë me foton e Georginës

Futboll 27 Mars 2019 09:27

Cristiano Ronaldo luajti vetëm 34 minuta në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë, për t’u larguar më pas nga fusha për shkak të një lëndimi, që thuhet se nuk është shqetësues.

Megjithatë në shkallët e stadiumit kishte edhe familjarë të portugezit, ndër të cilët edhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez.

Ka qenë pikërisht një detaj në fotografinë e kësaj të fundit, që ka tërhequr vëmendjen e medias.

Bëhet fjalë për format fizike të Georginës, që të krijojnë idenë se bukuroshja është sërish shtatzënë.

Nëse aludimet do të rezultojnë të vërteta, atëherë shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i pestë për futbollistin portugez dhe i dyti për Rodriguez.