Ronaldo shkroi histori mbrëmë ndaj Atletico Madridit

Futboll 13 Mars 2019 08:52

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shënoi hat-trick ndaj Atletico Madrid për të kualifikuar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi bëri përmbysjen e madhe me ndihmën e pesë herë fituesit të Topit të Artë, pasi në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje prej 2:0.

Në ndeshjen e mbrëmshme “Zonjës së Vjetër” i është dashur një lider i vërtetë në fushë dhe ky ishte portugezi Ronaldo, i cili arysetojë 100 milionët e shpenzuara për të.

34 vjeçari është bërë lojtari i parë në histori që shënon 127 gola në Ligë të Kampionëve, shkruan Insporti.com.

 

Ky është hat-trick i tetë i Ronaldos në Ligë të Kampionëve, duke u barazuar me Lionel Messi.

Drejtuesit e gjigantit italian e transferuan portugezin për t’iu ndihmuar për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe pas kësaj fitore Juve është favoriti kryesor për të triumfuar në këtë sezon. /Insporti.com/

 

-->