Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Serie A

Futboll 18 Maj 2019 22:26

Serie A ka zgjedhur lojtarin më të mirë të sezonit dhe siç pritej, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin MVP (lojtari i sezonit).

Në sezonin e tij të parë në Itali, ylli portugez e ka fituar ‘Scudetton’ me Juventusin.

Në këtë kampionat ai realizoi 22 gola dhe 11 asiste.

Përveç çmimit të lojtarit të vitit, u ndan edhe çmime tjera:

Lojtari i ri më i mirë: Niccolo Zaniolo (Roma)

Portieri më i mirë: Samir Handanovic (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)

Sulmuesi më i mirë: Fabio Quagliarella (Sampdoria)

Ronaldo u transferua në verën e kaluar te Juventusi nga Real Madridi, duke i befasuar të gjithë opinionin, e që arriti të tregohej qysh në sezonin e tij të parë në Serie A se ai është padyshim njëri ndër më të mirët në histori të futbollit./Insporti