Ronaldo: “Manchester Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen”

Futboll 08 Nëntor 2018 10:00

Sipas Cristiano Ronaldos, mbrëmë humbi ekipi që meritoi tri pikë, ndërsa fitoi skuadra që nuk bëri asgjë për t’u larguar të buzëqeshur nga Torino.

Ylli portugez e shënoi mbrëmë golin e parë me fanellën e Juves në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, mirëpo në fund, “Zonja e Vjetër” pranoi dy gola të shpejtë, duke humbur 1-2.

Sipas CR7, Juve ia dhuroi këtë fitore Unitedit, pasi kishin raste për të shënuar shumë gola dhe për të mbyllur qështjen e fituesit.

“Liga e Kampionëve është një garë speciale, ku duhet të fitosh, por nuk mund të qetësohesh pasi çdo gjë mund të ndodhë”, deklaroi Ronaldo pas takimit.

“Manchester Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen. Nuk kishte të bëjë me fat, pasi duhesh ta kërkosh fatin vetë, mirëpo ne ua dhamë atyre një dhuratë në fund”.

“Manchesteri nuk bëri asgjë, ata kishin dy shanse, ndërsa ne mund t’i shënonim tri ose katër gola dhe mund të kishim mbyllur qështjen e fituesit shumë më herët”.

“Do të mësojmë nga gabimet tona dhe ende jemi në krye të grupit, kështu që çdo gjë është mirë”, shtoi 33-vjeçari mes tjerash.

Në Grupin H Juventusi është në krye me nëntë pikë, Man United në vendin e dytë me shtatë pikë, Valencia pesë dhe Young Boys një pikë. /Insporti.com/