Ronaldo tregon për planet e martesës: “Është ëndërr e këtij njeriu”

Futboll 17 Shtator 2019 15:20

Futbollisti 34 vjeçar Cristiano Ronaldo, dhe e dashura e tij 25 vjeçe Georgina, janë në lidhje që nga viti 2016 dhe ai e pranon se është ëndërr e nënës së tij që çifti të martohen.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.

Georgina u fut mirë në jetën e Ronaldos dhe të fëmijëve të tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe.

Georgina kohën e fundit pranoi se nuk është e lehtë të jesh në lidhje me dikë të famshëm si Ronaldo.

Ish-asistentja e dyqanit rrëfeu se ishte dashuri në shikim të parë kur u takuan për herë të parë dhe zbuloi gjithashtu se si ajo josh futbollistin.

-->