Ronaldo u tregua i ashpër, zbulohen fjalët që ia tha tifozit

Futboll 12 Dhjetor 2019 14:17

Ronaldo ka pasur një incident aspak të këndshëm, mbrëmë pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Juve e mposhti 0:2 Leverkusenin në Gjermani në xhiron e fundit në grup, ku Ronaldo ishte njëri nga golashënuesit, shkruan Insporti

Ndeshja gjatë kohë së rregullt u ndërpre dy herë, pasi dy tifozë ndaras u futën në fushë për ta përqafuar pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Njëri ia arriti qëllimit, ndërsa tjetri jo, pasi edhe portugezi iu shmang paksa për ta kapur pastaj sigurimi.

Por ngjarja më e palakmueshme ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, kur tifozi i tretë kishte hyrë në fushë në tentim për të bërë një selfie me Ronaldon.

Qëllimi është arritur dhe iu afrua portugezit, por kur donte ta bënte fotografinë u kap nga sigurimi, ndërsa ai tërhoqi Ronaldon.

Kjo situatë e ka inatosur keq yllin portugez, duke u nervozuar edhe me tifozin. Madje, 34-vjeçari i drejtohet atij me ton të ashpër: “A je i çmendur ti?”.

Më pas ndërhyn Buffoni, që duke e përqafuar mundohet ta qetësojë Ronaldon. /Insporti.com/

-->