Ronaldo vitin tjetër pensionohet nga futbolli?

Futboll 21 Gusht 2019 10:06

Superylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, mbetet i pasigurt nëse do të pensionohet, duke thënë se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm, apo edhe që mund të vazhdojë të luajë deri në të 40-at.

34-vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë edhe prej kalimit te ‘Zonja e Vjetër’, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar gjigantin italian që ta fitojë titullin e kampionit të Serie A edhe për sezonin 2018/19, shkruan Goal.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i pasigurt se kur do t’i varë këpucët, por që ka lënë të kuptohet se ajo edhe mund të mos jetë shumë larg.

“Nuk mendoj për atë. Mund të ndodhë që karrierës t’i jap fund vitin tjetër… por që mund të ndodhë që të luaj edhe me 40 apo 41 vjet”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk e di. Çfarë them gjithnjë është që ta shijoj momentin. Dhurata është e përkryer dhe unë do të vazhdoj që ta shijoj”.

Portugezi ka thënë se nuk mendon se ka futbollist më më shumë rekorde se ai.